Saturday, March 17, 2012

Duka: Kampionati, një garë e fortë me grupe të distancuara

Sipas presidentit të FSHF-së, është krijuar një ndarje se kush lufton për kreun dhe për mbijetesën. Duka pohon se po punohet për miqësoren me Spanjën
Më 12 mars, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz nisi turneu triditor me përfaqësueset e Zonave Rajonale të FSHF-së. Dje, në këtë kompleks janë zhvilluar ndeshjet finale të grup-moshave U-12 dhe U-15. I pranishëm në këto finale ka qenë edhe presidenti i federatës, Armand Duka, i cili pas dorëzimit të trofeve përkatëse ka folur edhe për mediat.
Presidenti Duka është treguar i disponueshëm, duke iu përgjigjur pyetjeve, por pa dhënë shumë shpjegime. Për sa i përket turneut në fjalë presidenti Duka pohoi se ky është një projekt i nisur prej një viti, që u shërben shumë trajnerëve, që merren me përzgjedhen e kombëtareve të moshave.
Por Duka nuk preferon të dalë në përfundime se sa i vlefshëm do të jetë ky projekt i nisur. “Turneu, një organizim që ka nisur një vit më parë, e gjithë Shqipëria është e ndarë në zona rajonale dhe të gjithë ndeshen sipas zonave përkatëse. Të dielën ka nisur aktiviteti i parë, në mënyrë që trajnerët që bëjnë seleksionet për kombëtaret shqiptare të nxjerrin përfundimet e tyre.
Përderisa punohet, ne kemi parë vetëm një pjesë dhe këtu janë vetëm ajka e ekipeve dhe këta kanë nisur që nga mosha 12 vjeç dhe them se kjo punë  do të japë rezultatet e veta. Nuk mund të flas me saktësi se si kjo punë do t’i japë efektet e veta, por këto efekte nuk merren në një vit. Prandaj ndaj duhet punë për të parë ecurinë e tyre, pasi janë vetëm 12 vjeç,”- u shpreh presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Miqësorja me Spanjën Pas miqësores së 29 shkurtit me Gjeorgjinë, takim i zhvilluar në Tbilisi, u tha se ndeshja e radhës për kuqezinjtë e trajnerit Xhani De Biazi do të ishte një tjetër miqësore, pikërisht më 30 maj ndaj kampionëve të botës dhe Europës, Spanjës. Por me kalimin e ditëve kjo përballje më shumë është larg sesa afër, pasi më 30 maj Spanja me gjasa mund të jetë përballë Maqedonisë ose Irakut sesa ndaj Shqipërisë.
Duka pohon se ka ende shpresa dhe po punohet për këtë takim. “Realisht ne nuk kemi nënshkruar ende një marrëveshje, jemi në negociata, sepse nuk jemi vetëm ne kandidatët, prandaj këtë gjë do ta zgjedhë Spanja. Ne kemi dhënë gatishmërinë tonë për miqësoren dhe është stafi teknik i Spanjës ai që do të vendosë,”- vijon presidenti Duka

No comments:

Post a Comment

wWw.YouGoDe.Org