Sunday, January 29, 2012

Raketa-Roshi, gjermanët mahniten nga shpejtësia e tij

Nga Adi Metaliu

Odise Roshi pritet të aktivizohet titullar ndaj Shalkes. Ndihmësi i De Biazit, Tramexani, do ta ndjekë nga afër
Odise Roshi vazhdon ta befasojë stafin teknik të Këlnit me të dhënat e tij fizike. 20-vjeçari i kombëtares shqiptare ka rënë sërish në sy gjatë zhvillimit të testeve fizike, duke arritur rezultatet më të larta krahasuar me futbollistët e tjerë të skuadrës së Bundesligës. “Raketa-Roshi.” Kështu e titullon shkrimin portali gjerman ëëë.express.de, duke iu referuar rezultateve të testeve fizike.
Dhunti e natyrës
Talenti i Roshit ra në sy para tri sezonesh, kur luante me Apoloninë e Fierit, ndërsa shpërtheu me bluzën e Flamurtarit duke qenë një nga pikat më të forta të kuqezinjve. 20-vjeçari u tregon gjermanëve që shpejtësinë e ka dhunti nga natyre dhe se qysh kur ishte në Shqipëri i bënta 30 metrat për 3.7 sekonda, teksa mesatarja e futbollistëve është 4 sekonda: “Shpejtësia mendoj se është dhuntia më e madhe që kam. Në Shqipëri kam arritur t’i përshkoje 30 metrat për 3.7 sekonda, ndërsa 100-metershin e kam bërë për 10.9 sekonda.”
Sprinter kampion
Çudinë më të madhe e shpreh përgatitësi atletik i Këlnit, Tilman Bokhorst. Ai e ka të vështirë ta besojë se si një futbollit ka një shpejtësi të tillë në sprint, kur shifrat të tilla mund t’i arrijnë vetëm atletët profesionistë. Bokhorst vë bast se Roshi do të ishte bërë kampion në atletikë për të rinjtë. “Rezultatet në sprint të Odise Roshit do të ishin ndër më të mirat tek atletet e rinj në Gjermani. Mendoj se do të ishte një kampion i vërtetë.”
Titullar te Këlni
Por qëllimi i vërtetë i Odise Roshit nuk është të shkëlqejë në testet fizike. Ai po lufton fort për të zënë vendin e titullarit. Kjo pritet të ndodhë ndaj Shalkes, sot në orën 18:30. Talenti shqiptar thotë: “Mundësitë për të qenë titullar i kam 50-50, por po punoj shumë për të qenë në fushë qysh nga minuta e parë.”
I papërballueshëm
Lëvdatat për 20-vjeçarin shqiptar vijnë edhe nga trajneri norvegjez i Këlnit, Solbaken, i cili tregon se gjatë seancave stërvitore asnjë futbollist i skuadrës tij nuk dëshiron të përballet me Roshin. “Në stërvitje shfaqet me tërë agresivitetin e tij dhe askush nuk dëshiron të përballet me të. Kjo e ndihmon shumë edhe në ndeshjet zyrtare.”
Oside Roshi është futbollisti i parë kuqezi që do të vëzhgohet nga stafi italian i kombëtares. Ndihmësi i De Biazit, Tramexani, pritet të jetë i pranishëm në stadium në takimin Këln-Shalke, për ta pare në fushë talentin shqiptar./SSH

No comments:

Post a Comment

wWw.YouGoDe.Org