Sunday, January 29, 2012

Ksavi për madrilenët: Janë kafshë, që nuk dinë të humbasin!

Përgatiti: Ergi LUBANI
Me kamera të fikura, mesfushori i Barcelonës nuk kursen fjalët e ashpra kundër Lasana Diarrasë dhe futbollistëve të tjetër të Realit. “El Mundo” publikon frazat
Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, i ka quajtur futbollistët e Realit të Madridit si kafshë që nuk ditë të humbasin, kjo pasi katalanasit i eliminuan madrilenët në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, gjatë një ndeshjeje ku mbizotëroi tensioni. Barcelona fitoi 2-1 në “Bernabeu” dhe barazoi 2-2 në “Kamp Nou”.
Ksavi ishte i ftuar në një emision të televizionit “Barça TV” dhe në një moment kur po transmentohej diçka tjetër, ai deklaroi: “Në dhomat e zhveshjes vetëm ankoheshin. Janë të pabesueshëm. Ata nuk dinë të humbasin.” Këto fjalë përfunduan në faqen zyrtare në interenet të gazetës “El Mundo” dhe më pas bënë xhiron e botës.
Kjo sepse Ksavi nuk u ndal me kaq, gjithnjë gjatë kohës që nuk ishte në transmentim direkt, mesfushori shtoi diçka që do të ndezë edhe më tej rivalitetin, duke i quajtur kundërshtarët “kafshë“. Ai i referohet në veçanti Lasana Diarrasë, që i shpëtoi kartonit të dytë të verdhë, pavarësisht një ndërhyrjeje brutale ndaj Mesit, në fund të pjesës së parë. “I  thashë gjyqtarit: sapo i dhe karton Mesit për një faull shumë më të lehtë.
Çfarë po ndodh? Ti e pe çfarë bëri, nxirre jashtë! Ai është përgjegjës, ka ndërhyrë si kafshë.” Reali e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Serxhio Ramos, por i gjithë “populli” madrilen protestoi ashpër për mënyrën si e drejtoi ndeshjen Tekseira. Ata kërkuan të paktën tri penallti.”
Përgjigjen për deklaratën e Ksavit e ka dhënë zëvendëstrajneri i Realit, Aitor Karanka, i pranishëm gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Saragozës, duke zëvendësuar Hoze Mourinjon. “Padyshim që Reali i Madridit di ta pranojë humbjen, por jo në atë mënyrë,” – tha Karanka. Mourinjo e priti gjyqtarin në parking, duke i thënë frazën: “Tekseira, do shkosh të pish një cigare tani dhe të qeshësh, pa u ndjerë aspak në turp… Ke qejf të tallesh me profesionistët.”
Fraza është publikuar nga “El Mundo”, sëbashku me foton përkatëse. “Të gjithë e dinë se trajneri ynë ka një mënyrë të veçantë të vepruarit. Herë ka të drejtë, herë jo,” – tha Karanka. Teksa Reali ka luajtur padyshim ndeshjen më të mirë ndaj Barcelonës, që kur Mourinjo ka marrë drejtimin e skuadrës, “merengesit” kanë fituar vetëm një nga 14 ndeshjet ndaj rivalëve historik.

No comments:

Post a Comment

wWw.YouGoDe.Org