Sunday, July 31, 2011

Kupa e Shqipërisë nis me barzimin e Kamzës në Krujë

Pjesa e dytë e sezonit futbollistik 2011-2012 në Shqipërinisme ndeshjet e Kupës, ku tetë më të mirat janë ndarë në dy grupe çerekfinale. Grupi A: Tirana, Kastrioti, Bylis dhe Kamza. Grupi B: Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia dhe Laçi. Ky tur çerekfinal nisi sot me takimin e Grupit A, Kastrioti – Kamza, takim i cili u luajt në Krujë dhe përfundoi në barazim 0-0. Padyshim kjo pikë vlen më shumë për miqtë nga Kamza, të cilt sot u prezantuan edhe me trajner të ri. Vendin e Ernest Gjokës te Kamza e ka zënë italiani Mauro De Vekis, i cili duhet thënë se debutoi me pikë në futbollin shqiptar. Pjesa e parënismë mirë për kamzalinjtë, që deri në minutën e 30-të ishin më të gjallë në lojën e tyre. Më pas krutanën marrin në kontroll lojën, ku kanë edhe raste për shënim, por pa rezultat. Përpos ndërrime të kryera nga të dy trajnerët në pjesën e dytë rezultati mbetet i pa ndryshuar dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

Grupi A
KASTRIOTI – KAMZA 0-0
BYLIS – TIRANA ( e dielë ora 13:00)

Kamza         1 pikë
Kastrioti       1 pikë
Tirana          0 pikë
Bylis  0 pikë


Grupi B
VLLAZNIA – LAÇI  ( e dielë ora 14:00)
SKËNDERBEU – FLAMURTARI  (të marten, 31 janar)

No comments:

Post a Comment

wWw.YouGoDe.Org